Tri ditë pa gjumë

Tri ditë pa gjumë. E ëma e gruas time më tha që e di. Që gruaja ime ka dikë tjetër prej një viti. E ka thënë vetë gruaja për nënën në lot dje në darkë para se të vinte tek unë.. Unë nuk e dija. Asgjë. Asnjë shenjë.. Apo kishte shenja po unë nuk pashë. Ka mundësi. Punoj në ndërtim si supervizor, jam jashtë shtëpisë nga 7 e mëngjesit deri 8 e darkës. Banojmë në Durrës afër portit, banesa e vjetër e prindërve të mi. Ajo erdhi tek unë mbrëmë në 11 të natës. Më tha do flasim. Më tha që e ka mbyllur tre muaj më parë. Që po donte të më thoshte vetë. Që nuk donte ta dija nga e ëma.. Unë nuk dija çfarë të thoja. I thashë shko fli në dhomën tjetër. Ajo shkoi. Tani jam ulur në kuzhinë me kafe që nuk e pi. Mendoj çfarë të bëj. Kemi një djalë 5 vjeç. Ai fle. Nesër është shkollë.. Pyetja ime kjo: dikush që ka pasur këtë në jetën e tij, e ka mbajtur martesën apo është lënë? Dhe nëse e ka mbajtur, si u ndjete ditën e parë kur dolët bashkë në treg apo në shkollë të fëmijëve, sikur asgjë të mos kishte ndodhur?

obuny obuny

obuny — online community for consenting adults

obuny is an adult community and chat platform for couples and singles. Encrypted private messaging, public rooms, anonymous Q&A. Free, beta. Available in French, Hebrew, English, German, Spanish, Italian, Dutch, Portuguese, Russian.